Roma kthehet në makth për Barcelonën, e mund edhe në Amerikë (VIDEO)

Një super ndeshje me plotë 6 gola në “AT & T Stadium” në Karlington zhvilluan Barcelona dhe Roma, skuadër kjo e cila është kthyer në makth për “katalunasit”, duke pasur parasysh se edhe mbrëmë mundën Barcelonën me rezultatin 4:2.

Në këtë ndeshje të gjithë sytë ishin të drejtuara nga Malkom, pasi ai zgjodhi të bashkohej me kampionët e La Liga-s, duke tradhtuar në momentet e fundit “verdhekuqtë” italianë.

Barcelona, në mënyrë dramatike e rrëmbeu atë për një marrëveshje prej 40 milionë eurosh, duke “ia marrë nga goja”  Romës, javën e kaluar. Ish-futbollisti i Bordos madje arriti që të shënojë golin e tij debutues me fanellën e Barcelonës, kur kaloi në epërsi Barcelonën, (2:1).

Ndryshe “katalunasit” kishin avansuar vetëm pas 5 minutave lojë me anë të Rafinjas, teksa Stefan El Sharavi në minutën e 34-të kishte vendosur simetri në rezultat, duke bërë që pjesa e parë të mbyllet në 1:1. Mirëpo Roma edhe përkundër disavantazhit që kishte nuk u dorëzua dhe në një interval kohor prej vetëm 8 minutash arriti që të përmbys gjithçka, duke i shënuar plotë 4 gola në rrjetën e “katalunasve”.

Ishte Alesandro Florenci ai i cili në minutën e 78-të barazoi shifrat në 2:2, që më pas Brajan Kristante (83’) dhe sërish Alesandro Florenci (86’), kësaj rradhe nga pika e bardhë, të vendos rezultatin përfundimtarë të këtij takimi, Barcelona 2, Roma 4.

Leave a Reply