Milani nuk ndalet, pas Higuain dhe Kaldara, gati edhe dy goditje tjera

Milani si duket nuk do të ndalet me blerjet e reja në këtë merkatoje vere. Pas Higuain dhe Kaldara “milanezët” po përgatisin dy goditje të reja, edhe atë Adrien Rabiot, i cili shihet si lojtari i duhur për të përforcuar mesfushën, si dhe Bernard, i cili së fundmi luante me Shakhtar Donjetskun.

Sulmuesi brazilian pëlqehet shumë nga tekniku Gatuzo dhe me shumë gjasa do të veshë fanellën “kuqezi”.

Sipas “La Gazzeto Dello Sport”, Milani i ka nisur bisedimet me të dyja klubet dhe java që vjen është shumë e rëndësishme sa i takon merkatos “kuqezi”, e cila mund të rezultojë shumë pozitive.

Leave a Reply