Vazhdon seria pozitive e Borecit me Mustafën dhe Kallabën në formacion

Boreci ka vazhduar serinë e rezultateve pozitive në kuadër të ndeshjeve kontrolluese, njofton “infOSport.mk”. Skuadra nga Velesi, e cila së fundmi angazhoi edhe dyshen shqiptare, portierin Burhan Mustafa dhe mbrojtësin Leonard Kallaba, të dielën në Shtip mundi Bregallnicën me rezultatin minimal 0:1.

Autorë i golit të vetëm për Borecin në këtë ndeshje ishte Hristijan Nikollovski, skuadër kjo e cila në 5 ndeshjet e fundit arrinë edhe fitoren e katërt, pas atyre ndaj SASA-s (2:0), Vardar Negotinës (3:0) dhe Kit Go (3:1).

Disfatën e vetme Boreci e kishte pësuar nga Kozhuvi (0:1), te e cila skuadër nga ky edicion gjithashtu paraqitet një futbollistë shqiptarë, sulmuesi shkupjan, Emir Skenderi. Vlen të theksohet se sot në ndeshjen në Shtip midis Bregallnicës dhe Borecit, te skuadra vendase debutoi edhe ish mbrojtësi i Renovës, Darko Stojanov.

 

Leave a Reply