Miliarderi shqiptarë Destani përballë miliarderit austriak Mateschitzit

Ndeshja e raundit të tretë në eliminatoret e Ligës së Kampionëve ndërmjet Shkëndijës dhe Sazlburgut sjell edhe përballje mes dy miliarderëve si Lazim Destani dhe Dietrich Mateschitz.

Skuadra shqiptare, ka për sponzor kompaninë “Ecolog” që zotërohet nga biznesmeni tetovarë, Lazim Destani, ndërsa nga ana tjetër Salzburgu është në këto nivele falë biznesmenit Dietrich Mateschitz që ka në pronësi kompaninë e njohur të pijeve energjetike, Redbull, e cila është sponsor kryesorë i skuadrës austriake.

Të dy biznesmenët, Destani dhe Mateschitz do të jenë prezent në stadiumin “Redbull Arena” për t’i ndjekur përballjen e skuadrave të tyre respektive.

Ndeshja Salzburgu-Shkëndija do të zhvilohet nesër nga ora 19:00.

Leave a Reply