Lazim Destani niset për Salzburg në mbështetje të Shkëndijës

Biznismeni Lazim Destani është nisur drejt Austrisë për t’i dhënë mbështetje skuadrës së tij Shkëndijës në ndeshjen e sotme që do ta zhvillojë ndaj Salzburgut në kuadër të eliminatoreve në Ligën e Kampionëve.

Numri një i Shkëndijës, së bashku me miq, kanë udhëtuar me aeroplan privat nga vendi në drejtim të Salzburgut, ndërsa para nisjes kanë shkrepur edhe disa foto.

“FC Red Bull Salzburg është ndër skuadrat me renome në futbollin europian ndërsa ju kuqezinjtë e Shkëndijës tashmë shumë herë e keni dëshmuar se dini të përballeni me emra të mëdhenj. Kjo tregon më së miri se ju tashmë gjendeni në mesin e të mëdhenjve dhe nga kjo ndeshje sonte uroj të dilni me një rezultat që do t’na gëzojë ne të gjithëve që me kënaqësi dhe emocion po i ndjekim sukseset dhe fitoret tuaja. Andaj, për të qenë sa më pranë jush dhe për t’jua dhënë mbështetjen time të plotë, po vij për t’ju ndjekur nga tribuna. Dhe po vij me ndjenjën e me bindjen se ju do të triumfoni në këtë sfidë, duke e bërë lojën tuaj ashtu siç dini më së miri” ka shkruar Destani në profilin e tij zyrtarë në fejsbuk.

Takimi Salzburgu-Shkëndija luhet sonte në “Redbull Arena”, duke nisur nga ora 19:00.

Leave a Reply