LDFM – Perëndim, xhiroja e parë dhuron dy derbi shqiptarë

Federata e Futbollit të Maqedonisë përmes shortit ka caktuar edhe orarin e ndeshjeve për sezonin 2018/2019 në Ligën e Dytë – Lindje dhe Perëndim, njofton “infOSport.mk”.

Kështu goglat vendosën që në xhiron e parë të kemi dy derbi mes ekipebe shqiptare. Goblen Junior që për herë të parë do të garojë në Ligën e Dytë, në teren vendas në Kumanovë do të mirëpret Struga Trim Lumin, teksa derbi tjetër është ai në Dibër, midis Korabit dhe Gostivarit.

Vëllazërimi i Kërçovës sezonin e ri do ta nis me ndeshjen në transfertë kundër Labunishtit, skuadra tjetër debutuese pas Goblen Junior, Genç Kalemler si vendas do të përballet me Teteksin, teksa në Autokomandë do të përballen dy ish skuadrat nga elita e futbollit, Skopje dhe Pelisteri.

Ndeshjet e xhiros së parë në Ligën e Dytë – Perëndim do të zhvillohen me datë 18 gusht.

LDFM, Xhiroja e parë

Labunishta – Vëllazërimi
Korabi – Gostivari
Skopje – Pelisteri
Genç  Kalemler – Teteksi

Goblen Junior – Struga Trim Lum

Leave a Reply