LDFM – Lindje, hidhet shorti për sezonin e ri 2018/2019

Është hedhur shorti edhe për ndeshjet e Ligës së Dytë – Lindje, aty ku do të shohim tre skuadra debutuese, njofton “infOSport.mk”.

Kit Go nga Pehçeva sezonin e ri do ta nis si vendas përballë Plaçkovicës, Partizan do të jetë mysafir i Sasa-s në Makedonska Kamenicë, teksa Detonit Junior do të mirëpret Borecin, pjesë e së cilës në sezonin e ri do të jenë edhe dy futbollistët shqiptarë, portieri Burhan Mustafa dhe mbrojtësi Leonard Kallaba.

Në dy ndeshjet tjera të xhiros së parë do të takohen Vardar Negotina – Bregallnica, si dhe Tikveshi dhe Kozhuvi, që njëherit është edhe ndeshja më interesante e javës së parë.

Të gjitha ndeshjet në program janë me datë 18 gusht, ndërsa edhe ky edicion do të zhvillohet sipas sitemit të njëjtë, atij tre rrethor, pra plotë 27 xhiro, kur në fund do të mësojmë edhe skuadrën që do të sigurojë drejtëpërdrejtë një vend për në elitën e futbollit vendor, ndërsa skuadra e dytë në renditje një gjë të tillë do të tentojë të bëjë përmes ndeshjes së balotazhit.

LDFM – Lindje, Xhiroja e parë
Vardar Negotino – Bregallnica
Kit Go – Plaçkovica
Tikvesh – Kozhuv
Detonit Junior – Borec
Sasa – Partizan

Leave a Reply