Rabotniçki edhe zyrtarisht sezonin e ri do ta nis me një sponzor të fuqishëm

Skuadra e Rabotniçkit sezonin e ri në elitën e futbollit vendor do ta nis me një sponzor të fuqishëm, që është ky një paralajmërim i mirë edhe për të ardhmen e klubit nga “Parku i Qytetit”, njofton “infOSport.mk”.

Sponzor i ri gjeneral i KF Rabotniçkit është kompania më e madhe softuerike, “Seavus”. Presidenti i “romantikëve”, Dragan Popovski, me kënaqësi të madhe e firmosi kontratën, me shpresë se ky bashkëpunim do të jap frytet e saj dhe se klubi i tij do të ngritet në nivele edhe më të larta në të gjitha segmentet.

“Është kënaqësi e madhe ta kemi kompaninë “Seavus” si sponzor gjeneral të KF Rabotniçkit. Shpresojmë se ky është hapi i parë dhe shumë i rëndësishëm për një bashkëpunim afatgjatë dhe i frytshëm, me të cilin klubi do të ngritet në nivele edhe më të larta. Besojmë se një partner që ka dëshmuar veten në sferën e biznesit do të ketë një rol të rëndësishëm në ngritjen e klubit futbollistik Rabotniçki në të gjitha segmentet. Dëshirojmë që ta falënderojmë për dorën e shtrirë dhe besojmë se së bashku mund të kontribuojmë shumë për klubin tonë. Strategjia jonë mbetet e njëjtë, përkrahje e plotë në zhvillimin e akademisë së futbollit të të rinjëve, si dhe aspirata për të fituar ndonjë trofe me ekipin e seniorëve” – tha presidenti i Rabotniçkit, Dragan Popovski pas nënshkrimit të kontratës për bashkëpunim me Seavus, i cili në të ardhmen njëherit do të jetë edhe sponzori gjeneral i klubit nga “Debar Maalo”.

Leave a Reply