Ronaldo dhe Dybala janë gati, ja çfarë shkruan ylli portugez në “Twitter”

Sezoni i ri në “Serie A” po troket në derë, ndërsa kampionët e Juventusit janë më të përgatitur se kurrë. Dy futbollistët, tek të cilët tifozët do të shpresojnë më së shumti, kur janë në pyetje golat e shënuar në rrjetat kundërshtare, pa dyshim se janë ylli i ri i skuadrës, Kristiano Ronaldo dhe argjentinasi i talentuar, Paulo Dybala.

Ylli portugez ka publikuar një “Twitter” një foto bashkë me Dybalan, në të cilën kishte shkruar: “Dy fituesit”, duke ju bërë me dije të gjithëve se Juve është gati për sfidat e reja që e presin në sezonin e ri.

Juventusi i Masimiliano Allegrit sezonin e ri do ta nis me ndeshjen në transfertë kundër Kievo me datë 18 gusht.

Leave a Reply