Lionel Messi, kapiteni i ri i Barcelonës

Sulmuesi argjentinas, Lionel Messi do të jetë kapiteni i ri i Barcelonës, njoftuan nga tabori i kampionëve të Spanjës. Fituesi i pesë fishtë i “Topit të Artë”, shiritin e kapitenit do të pasojë nga mesfushori Andres Iniesta, i cili gjatë kësaj vere u transferua në Japoni, te skuadra e Visel Kobe.

Shumë herë deri më tani Messi ka luajtur rolin e kapitenit te Barcelona, mirëpo që nga viti 2015-të ai mbante statusin e zëvendës kapitenit.

Në rast se Messi do të mungojë në ndonjë ndeshje, atëherë shiritin e kapitenit do ta mbajë njëri prej futbollistëve si Serhio Buskets, Zherad Pike, apo edhe Serzhi Roberto.

Leave a Reply