Aco Stojkov i bashkohet skuadrës së Pandevit

Aco Stojkov i bashkohet skuadrës së ish shokut të tij, Goran Pandev, Akademia Pandev. Rikujtojmë para plotë 17 viteve, Stojkov bashkë me Goran Pandev ishin tranferuar te skuadra gjigande e Interit, mirëpo për dallim nga shoku i tij, Pandev, Aco nuk arriti që të bëjë ndonjë karrierë të madhe, pasi kryesisht arriti të luaj me skuadra të rëndomta, dhe jo asnjëherë të luaj me ekipin e parë të Interit.

Tashmë kur ka mbushur 35-vjeç, Aco Stojkov ka vendosur ti bashkohet skuadrës së Akademia Pandev, që është në pronësi të Goran Pandev, që vazhdon të luaj në “Serie A”, me ekipin e Xhenoas.

Stojkov ka arritur marrëveshje me drejtuesit e skuadrës nga  Strumica, për të cilën skuadër ka gjasa që të debutojë që në xhiron e parë kundër Makedonija Gjorçe Petrovit, të dielën.

Stojkov tre vitet e fundit i kaloi te Vardari, për të cilën skuadër kishte luajtur edhe për një vit tjetër, në sezonin 2013-2014. Ndryshe gjatë karrierës së tij Stojkov kishte luajtur edhe në Shqipëri me skuadrën e Skënderbeut, ndërsa në Maqedoni, përveç me Vardarin, ai kishte luajtur edhe me Bellasicën dhe Rabotniçkin.

Leave a Reply