Teo Ernandes huazohet te Real Sociedadi

Teo Ernandes ka kaluar në formë huazimi nga rradhët e Realit të Madridit te Real Sociedadi. Mbrojtësi i krahut të majtë te skuadra baske pritet të marrë më shumë hapësira gjatë sezonit 2018-2019, një gjë kjo që nuk ndodhte edhe te Reali i Madridit.

Pikërisht për këtë edhe vetë drejtuesit “madrilen” kishin pranuar një huazim të futbollistit të tyre, i cili në “Santiago Bernabeu” kishte ardhur nga rradhët e Atletiko Madridit.

Marrëveshja mes dy klueve spanjolle ishte publikuar disa minuta më parë.

Leave a Reply