KF Tirana pas Berishës, gati të marrë edhe Nehar Sadikin e Rabotniçkit

E ardhmja e mbrojtësit kumanovarë, Nehar Sadiki është shumë larg Rabotniçkit, njofton “infOSport.mk”. Për shërbimet e 20-vjeçarit interesohen disa skuadra nga jashtë Maqedonisë, ndërsa si duket më konkrete në ofertën e saj është skuadra e Tiranës, e cila rikthimin në elitën e futbollit shqiptarë dëshiron ta pret me një fond cilësorë të futbollistëve.

Burime të “infOSport.mk” bëjnë me dije se drejtuesit e skuadrës nga kryeqendra shqiptare për të blerë kartonin e Sadikit nga Rabotniçki, janë të gatshëm të japin nga 15-25 mijë euro.

Lajmin për interesimin e Tiranës për “infOSport.mk” e konfirmoi edhe vetë presidenti i “romantikëve”, Dragan Popovski, i cili tha se bisedimet janë ka fundi, mirëpo duke potencuar njëkohësisht se për shërbimet e futbollistit të tyre interesohen edhe disa skuadra tjera jashtë Maqedonisë.

Sadiki pjesë e Rabotniçkit është që nga vera e vitit 2016-të, kur erdhi nga rradhët e Euromilk, ndërsa brenda dy viteve të kaluara te skuadra nga “Parku i Qytetit”, ai ka zhvilluar 41 ndeshje, duke realizuar edhe 3 gola.

Ai aktualisht mbron edhe ngjyrat e përfaqësueses shpresa të Maqedonisë, ndërsa një kohë e kërkonte edhe seleksionuesi i Shqipërisë, Alban Bushi.

Mbetet të shihet nëse karriera e tij do të vijojë në Superligën shqiptare, te Tirana, e më pas ndoshta edhe te Kombëtarja shqiptare!

Leave a Reply