FC Shkupi-Pobeda, ja në cilët futbollistë nuk mund të llogarisë trajneri Ramadani

FC Shkupi gjatë ditës së sotme në Çair do të zhvillojë ndeshjen e parë para publikut vendas, ndërsa për kundërshtarë do të ketë skuadrën e Pobedës nga Prilepi.

Për shkak kartonit të kuq (dy kartonë të verdhë) ndaj Sileksit, trajneri Ramadani nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e Ermedin Adem, ndërsa shkaku i dokumentacionin mbeten ende jashtë ekipit Armel Bradji dhe Serzhinjo. Në dyshim gjithashtu është edhe Bllagoja Ljamçevski, i cili një kohë tashmë është i lënduar, dhe për paraqitjen e tij  eventuale, Ramadani do të vendos pak para ndeshjes, njëjtë sikurse edhe për formacionin me të cilin do të zbret  në fushë.

Ndeshja FC Shkupi – Pobeda starton në ora 17:00.

Leave a Reply