Basilio dhe Stojkoski superior, Shkupi do të presë për fitoren e parë të sezonit!

Ndeshja e parë e sezonit në Çair. Atmosferë, shikues dhe përkrahje për 90-të minuta nga tifozët “Shvercerat” ashtu siç ata din më së miri. Por, nuk u mbyll siç dëshiruan ata dhe të pranishmit, por edhe vet stafi i FC Shkupit me futbollistët, pasi e mbyllën me barazim edhe ndeshjen e dytë të kampionatit ndaj Pobedës, duke lëshuar edhe një shans për të “rrëmbyer” tre pikët e para në sezonin e ri.

Gjithçka nisi mirë, me të përzgjedhurit e Zekirija Ramadanit që e dinin se cfarë kërkojnë, ndërsa Pobeda si duket kishte ardhur për t’u mbrojtur dhe përmes kundësulmeve të tentojë golin, por barazimi ishte ideal për mysafirët, mbase shumë i madh dhe i vlefshëm, duke e ditur vështirsitë që sjell ndeshja kur luhet në stadiumin e Çairit.

Sigurisht se temperaturat e nxehta e bënin të veten që nuk sollën shumë lojë atraktive në pjesën e parë nga të dyja skuadrat, megjithëse ajo që shihej posedimi i topit ishte në anën e Shkupit.

Edhe pse mungoi sërish fitorja, gjithsesi në lojë pati gjëra pozitive me Basilio Ndong dhe Kristijan Stojkoskin që përformuan shumë lartë dhe në momente të caktuara provokuan ovacione nga publiku i pranishëm. Stojkoski ishtë lojtari më i gjallë në fushë, duke u gjendur në çdo repart ku ekipi kishte nevojë si mbrojtje, mesfushë apo sulm. Ndërkohë që Basilio ishte i shkëlqyeshëm në krahun e majtë, madje disa herë merrte rolin e mesfushorit, duke parakaluar disa lojtarë me driblime mahnitëse.

Çdo gjë mirë shkoi edhe për Rron Brojën deri në minutë e 75-të, kur pas një vendimi me shumë polemika, arbitri e ndëshkoi me kartonin e dytë të verdhë kosovarin, duke e përjashtuar nga loja. Broja ishte në nivel të detyrës, por që angazhimi i tij në fushë nuk është që vërehet shumë nga jashtë, ndërsa kosovari kryen punën më të rëndësishme: për të ndërprerë aksione të kundërshtarit dhe gjithashtu për të nis të njejtit për ekipin e tij.

Ai që ra në sy, ishte edhe i riu Suhejl Muharemi. Talenti shkupjan e nisi takimin nga minuta e parë, me Muaremin që kishte rastet e veta, ku rrezikoi edhe portën kundërshtare, ndërkohë që ishte i vyeshëm edhe në mesfushë për të “rrëmbyer” ndonjë top në favor të skuadrës së tij.

Në përgjithsi, në Çair u pa një Shkup dominant, ku edhe përkrah kartonit të kuq nga minuta e 75-të, skuadra e Ramadanit edhe më shumë kërkoi golin, duke sulmuar  deri nē minutat e fundit, por që pa arritur të ndryshojnë rezultatin, ndërsa në nivel ishte edhe mbrojtja Tipuriç-Bilalli me në krye portierin Zendeli.

Sigurisht se javëve në vijim skuadra nga Çairi do të merr at kahjen pozitive që dëshiron me Zangon që pritet të adaptohet edhe më shumë në ambientin e ri dhe bashkimi i brazilianit Serzhinjo me ekipin pas kompletimit të dokumentacionëve do të bëjë lojën e dëshiruar të drejtuesve dhe trajnerit Ramadani.

Shkupi të mërkurën luan ndeshjen e parë për Kupë të Maqedonisë ndaj Kit Go, ndërsa në xhiron e tretë përballet me Akademia Pandevin./InfOSport.mk

Leave a Reply