Buba debutoi për Al Read-in në miqësoren ndaj Sparta Pragës

Ferhan Hasani ka debutuar për ekipin e ri Al Read në miqësoren e zhvilluar ndaj Sparta Pragës. Buba nuk e nisi nga starti ndeshjen, ndërsa aktivizimi i tij në pjesën e dytë ngjalli lojën e Al Readit, ku tetovari fitoi penallti që u shndërua në gol për 2:1. 

Ekipi i Al Read-it që udhëhiqet nga shqiptari tjetër Besnik Hasi fitoi miqësoren ndaj Spartak Pragës me shifra 3:1. Kujtojmë që Hasani javën e kaluar u zyrtarizua te skuadra arabe, duke firmosur kontratë 1 vjeçare, nga e cila do të përfitojë plotë 1 milionë e 200 mijë euro. 

Leave a Reply