LPFM, Shkupi mysafir i liderit A.Pandev, Renova në Kratovë, Shkëndija luan të hënën

Java e tretë në elitën e futbollit vendor sjellë disa ndeshje mjaft interesante, njofton “infOSport.mk”. FC Shkupi të dielën do të jetë mysafir i liderit aktual, Akademia Pandev, që sezonin e ri e nisi në mënyrë perfekte, me dy fitore nga po aq ndeshje.

Në anën tjetër FC Shkupi edhe pse në këtë edicion u fut me ambicie të mëdha, dy xhirot e para për “bardhekaltërit” sollën dy barazime, si dhe largimin e trajnerit Zekirja Ramadani, sidomos pas atij eliminimi të papritur nga garat e Kupës së Maqedonisë, kur u eliminuan nga skuadra e Ligës së Dytë, Kit Go.

Një përballje mjaft interesante pritet të jetë ajo midis Sileksit dhe Renovës, skuadër kjo që viteve të fundit gjithnjë ka pasur vërejtje ndaj arbitrave kur ndeshjet i zhvillonte në Kratovë.

Pobeda që gjithashtu në dy ndeshjet e para nuk dinë për disfatë në Manastir do të mirëpret Rabotniçkin, teksa Vardari në stadiumin “Boris Trajkovski” në Maxhari do të mirëpret Makedonija Gj.P.

Java e tretë mbyllet të hënën me ndeshjen Shkëndija-Bellasica, kjo për shkak paraqitjes së “kuqezinjëve” në ndeshjet e “Play-off” të Liga Europa.

LPFM, Java III
A. Pandev 26.08. 16:30 Shkupi
Pobeda 26.08. 16:30 Rabotniçki
Sileksi 26.08. 16:30 Renova
Vardari 26.08. 16:30 Makedonija Gj.P
Shkëndija 27.08. 16:30 Bellasica

Leave a Reply