Hyka shënon në SHBA, një sinjal i mirë për trajnerin Panuçi (VIDEO)

Jahmir Hyka ka gjetur sërish golin në futbollin amerikan. Shtatëshkurti shqiptarë shënoi golin e parë për skuadrën e tij, San Hoze, mirëpo që fatkeqësisht në fund skuadra e tij pësoi disfatë 2:3 përballë Vankuverit, skuadër kjo që zhvilloi një pjesë të dytë fantastike, kur edhe përmbysi epërsinë prej dy golave të San Hoze.

Përveç Hykës që shënoi golin e parë për ekipin vendas vetëm pas 7 minutave lojë, ishte edhe Eriksen (18’) ai që shënoi në rrjetën e Vankuver, skuadër kjo e cila në pjesën e dytë falë golave të shënuar nga Reyna (59’), Teçera (61’) dhe Kamara (68’), në fund u largua me fitore.

GOOOOOAAAAALLLLLL!!!!! #HYKACHU WE CHOOSE YOU!!!!!!! 1-0!!!!! ⚡️#WeAreSanJose | #SJvVAN

Публикувахте от San Jose Earthquakes в Събота, 25 август 2018 г.

Për Jahmir Hyjën ishte ky goli i tretë në kampionat, që do të thotë se gëzon një formë të mirë, kështu që trajneri i Kombëtares shqiptare, Kristian Panuçi, mund ta marrë në konsideratë para se të shpallë listën e të grumbulluarve para ndeshjeve me Izraelin dhe Skocinë në Ligën e Kombeve.

Leave a Reply