FC Shkupi bënë për vete ish bashkëlojtarin e Bardhit te Ujpeshti

Skuadra e FC Shkupit ka bërë një goditje të madhe para përfundimit të merkatos së verës, teksa ka arritur të bëjë për vete ish bashjkëlojtarin e Enis Bardhit te Ujpeshti dhe njëkohësisht te përfaqësuesja shpresa e Maqedonisë, Viktor Angellov, njofton “infOSport.mk”.

Lajmin na e kofirmuan nga skuadra “bardhekaltër”, e cila në orët  e fundit të merkatos pret edhe dy përforcime të tjera.

Angellov vetëm ditë më parë u largua nga Ujpeshti, në kërkim të sfidave të reja, ndërsa duke pasur parasysh ambiciet e klubit nga Çairi, futbollisti i gjenerartës së artë të shpresave të Maqedonisë vendosi të pranojë ofertën e FC Shkupit.

Angellov te Ujpeshti u transferua në shkurtin e vitit 2016-të nga rradhët e Metalurgut, ndërsa gjysmësezonin e dytë të edicionit të kaluar në LPFM, e kaloi te Rabotniçki si i huazuar nga Ujpeshti.

Edhe pse me ekipin hungarez 24-vjeçari Angellov kishte kontratë deri verën e vitit  2019-të, të njëjtën e shkëputi, ndërsa “infOSport.mk” mëson se me FC Shkupin ai ka firmosur kontratë një vjeçare.

Leave a Reply