Vjen edhe firma e rradhës te FC Shkupi

FC Shkupi në orët e fundit të merkatos së verës kanë bërë edhe goditjen e dytë. Pas arritjes së marrëveshjes me Viktor Angellov, FC Shkupi ka bërë për vete edhe mbrojtësin Onyebuchi Emmanuel Ifeanyi, i cili vjen nga rradhët e skuadrës së Oyah Sports FC nga Nigeria. Bëhet fjalë për njërin prej 7 futbollistëve afrikan që strëviteshin te FC Shkupi, ndërsa si duket me paraqitjet e tij ka binudr drejtuesit e skuadrës nga Çairi për ti ofruar kontratë.

Megjithatë siç mëson “infOSport.mk”, kjo nuk është e tëra nga ekipi “bardhekaltër”, pasi deri në çastet e fundit të merkatos së verës pritet edhe një tjetër emër, i cili për momentin mbahet në fshehtësi për shkak dokumentacionit jo të kompletuar. Nëse gjithçka do të jetë në rregull, “infOSport.mk” do ju informojë me kohë edhe për emrin e këtij futbollisti, i cili është një emër i njohur për futbollin tonë vendor, por që ka edhe eksperiencë jashtë Maqedonisë.

Leave a Reply