Bellasica transferon ish sulmuesin e Vardarit dhe Rabotniçkit, Ivanovski

Bellasica brenda ditës ka bërë dy super përforcime. Kur kanë mbetur edhe pak orë deri në mbyllje të merkatos së verës në LPFM, skuadra nga Strumica ka prezantuar ish sulmuesin e reprezentacionit të Maqedonisë, Filip Ivanovski.

33-vjeçari së fundmi ishte pjesë e skuadrës finlandeze të Rops, ndërsa te Bellasica vjen si futbollistë i lirë.

Ivanovski e kishte nisur me Rabotniçkin, për të kaluar më pas te Vardari, ndërsa gjatë karrierës së tij në futbollin vendor, gjithashtu kishte veshur edhe fanellën e Makedonija Gjorçe Petrovit.  Karriera  e tij ndërkombëtare kishte filluar në Poloni, që më pas të provojë veten edhe në Qipro, Kazakistan si dhe Serbi.

Ivanovski me përfaqësuesen e Maqedonisë numëron 8 paraqitje, ndërsa bëhet përforcimi i katërt vetëm brenda tre ditëve, pasi paraprakisht angazhuan Vlatko Drobarov dhe Nemanja Petrov, teksa gjatë ditës së sotme më herët arritën që të transferojnë edhe mesfushorin e FC Shkupit, Stefan Vujçiç.

Leave a Reply