Vasoski: Edhe ndaj Bellasicës të përsërisim lojën e ndeshjeve të deritanishme

Vardari sot në kuadër të javës së katërt do të ketë një transfertë shumë të vështirë, atë kundër Bellasicës në Strumicë, njofton “infOSport.mk”. Edhe përkundër faktit se kundërshtari i “kuqezinjëve” aktualisht nuk ka asnjë fitore pas tre xhirove të para, trajneri Aleksandar Vasoski thotë se kjo gjë nuk duhet ti gënjej ata, dhe se nëse do përsërisnin lojrat nga ndeshjet e kaluara, atëherë do të mund të besonin në një rezultat pozitiv edhe nga kjo ndeshje, duke vijuar në këtë mënyrë me startin e suksesshëm.

“Mendoj se do të jetë një ndeshje e vështirë, nuk duhet të na gënjej fakti se Bellasica nuk ka asnjë pikë. Nuk duhet ti nënvlerësojmë, por duhet të jemi në nivelin e ndeshjeve të kaluara. Gjithsesi se dëshirojmë të fitojmë dhe me 10 pikë të rrumbullaksojmë startin pozitiv”  – tha trajneri i Vardarit, Aleksandar Vasoski.

Ky i fundit për ndeshjen e sotme do të ketë në disponim të gjithë futbollistët me përjashtim të mesfushorit Besar Iseni. Ndeshja Bellasica – Vardari sot në stadiumin “Mladost” në Strumicë starton në ora 16:15.

Leave a Reply