Çallandes: Kosova dita ditës po rritet

Seleksionuesi i përfaqësueses së Kosovës, Bernard Çallandes, në konferencën për media të organizuar mbrëmë në Baku, ka thënë se skuadra kosovare mund të cilësohet si një skuadër e re në moshë, por që ka një perspektivë shumë të mirë dhe të ndritshme.

“Kosova ka një ekip të ri me lojtarë rinj por po rritet çdo ditë e më shumë. Më nuk ka skuadra të lehta. Ne do të jemi në fushë për ta bërë gjënë më të mirë të mundshme”, – ka thënë strategu zviceran.

Për këtë ndeshje Çallandes nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e Valon Berishës së Lacios, që ankohet në lëndim, dhe Besar Halimit, të cilin e ka planifikuar për ndeshjen e rradhës.

Ndeshja Azerbajxhan-Kosova në Baku starton në ora 18:00.

Leave a Reply