Pobeda barazim ndaj Skënderbeut në Korçë

Pobeda ka barazuar 2:2 në miqësoren ndaj Skënderbeut në Korçë, ndeshje kjo që trajnerët e të dyja skuadrave e shfrytëzuan për të mbajtur në formë futbollistët e tyre, njofton “infOSport.mk”.

Pobeda avansoi e para në këtë ndeshje me golin e shënuar nga Makota në minutën e 11-të. Është ky përforcimi i fundit i skuadrës nga Prilepi që erdhi me rekomandim të drejtorit sportiv të Skënderbeut, Haris Fakiq.

Skënderbeu barazoi shifrat në 1:1 në minutën e fundit të pjesës së parë me anë të Gripshit.

Në fillimin e pjesës së dytë të dy trajnerët shfrytëzuan rastin e zëvendësimeve, duke inkuadruar në lojë pjesën më të madhe të futbollistëve.

Skënderbeu gjatë pjesës së dytë falë golit të shënuar nga Renato për herë të parë avansoi në këtë ndeshje, mirëpo në minutën e 81-të Tanushev arriti që të barazojë shifrat  2:2, që në fund doli të jetë edhe rezultati përfundimtarë i këtij takimi miqësorë.

Leave a Reply