Tetovari Nedim Bajrami e bënë “sefte” në Serie A (VIDEO)

Futbollisti tetovar Nedim Bajrami, i cili gjatë këtij muaji më në fund bëri edhe debutimin e tij me Kombëtaren shqiptare, i njëjti po këtë muaj e ka bërë sefte, duke shënuar golin e parë në Serie A, shkruan “infOSport.mk”.

Bajrami realizoi golin e vetëm për Empolin e tij, që megjithatë në fund u mund nga Venecia me shifrat 2:1.

Bajrami golin e tij të parë në futbollin elitarë në Itali e realizoi në minutën e 89-të nga penaltia, kur edhe vendosi rezultatin përfundimtarë të takimit.

Paraprakisht për Venecian kishin shënuar Henry (13’) dhe Okereke (68’).

Ky takim i takonte javës së tretë në Serie A, aty ku Empoli i Bajramit mban pozitën e 11-të me vetëm një fitore, edhe atë përballë Juventusit të Allegrit, që këtë edicion nuk e ka nisur aspak mbarë, teksa pësuan edhe sot përballë Napolit të Elif Elmas dhe Amir Rrahmanit. (infOSport.mk)

Leave a Reply