Bojku: Skopje skuadrës agresive, por besojmë që pikët do mbesin në Strugë

Struga Trim Lum pas 5 xhirove të para ka regjistruar 2 fitore dhe 3 barazime dhe bashkë me Bregallnicën janë dy skuadrat e vetme për momentin që nuk kanë pësuar në elitën e futbollit vendor. Kjo seri pozitive e Struga Trim Lum, Besmir Bojku shpreson të vazhdojë edhe pas kësaj jave, edhe pse i njëjti pranon se Skopje është një skuadër agresive dhe mirë e organizuar.

“Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, kjo pasi Skopje është një ekip shumë i organizuar dhe agresiv. Struga Trim Lum do të luaj e motivuar dhe me besim që pikët e plota do të mbesin në Strugë” – është shprehur Besmir Bojku për faqen zyrtare të klubit.

Ndeshja Struga Trim Lum –Skopje zhvillohet nesër në stadiumin e qytetit në Strugë me fillim në ora 16:00. (infOSport.mk)

Leave a Reply