Renova mund Vëllazërimin në Kërçovë

Renova ka shënuar fitore bindëse 0:3 në ndeshjen ndaj Vëllazërimit të Kërçovës, duke shfrytëzuar në mënyrën më të mirë pauzën në kampionat, për shkak ndeshjeve të përfaqësueses së Maqedonisë në kuadër të Ligës së Kombeve, njofton “infOSport.mk”.

Pjesa e parë ishte e barabartë dhe prodhoi më shumë raste shënimi, por që rrejtat pushuan.

Në pjesën e dytë trajneri i Vëllazërimit Bujar Islami bëri ndryshime të mëdha në formacion duke u dhënë mundësinë gjithë futbollistëve që kanë patur më pak minuta në këmbët e tyre gjatë ndeshjeve kampionale.

Pjesa e dytë në tërësi u takoi mysafirëve, të cilët në këtë pjesë shënuan tre gola.

Nikolla Pantoviç hapi serinë e golave nga pika e bardhë, Miran Maksuti ngriti epërsinë në 0:2, teksa Fatjon Jusufi vendosi rezultatin përfundimtarë Vëllazërimi 0, Renova 3.

Vëllazërimi nesër do të zhvillojë edhe një miqësore tjetër, kësaj rradhe në Çair ndaj FC Shkupit, ndeshje kjo që starton në ora 17:00.

Leave a Reply