Kosova U17 mund moshatarët e saj të Shqipërisë

Përfaqësuesja U17 e Kosovës ka shënuar fitore minimale 1:0 në miqësoren përballë Kombëtares së Shqipërisë të kësaj grupmoshe që u zhvillua gjatë ditës së sotme në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër.

Ekipi i drejtuar nga Besnik Kollari rezultoi më i mirë se sa kuqezinjtë, ndërsa golin e vetëm për “Dardanët” në këtë ndeshje e realizoi Leonard Zeqiri në minutën e 65-të. I njëjti futbollist pati edhe një mundësi tjetër shënimi në pjesën e parë, por shtylla ia mohoi golin. Kjo miqësore të dy trajnerëve të kombëtareve u shërbeu për të parë futbollistët e rinj dhe për të ndërtuar ekip sa më të fortë për kualifikueset e Europianit që do të zhvillohen në muajin tetor.

Shqipëria dhe Kosova po në të njëjtin stadium “Loro Boriçi” të martën me fillim në ora 16:00 do të zhvillojnë edhe miqësoren e dytë brenda pak ditëve.

Leave a Reply