Musliu flet për ndeshjen me Armeninë

Maqedonia sot në arenën “Filipi i Dytë” do të zhvillojë edhe ndeshjen e dytë në kuadër të Ligës së Kombeve, ku për kundërshtarë do të ketë përfaqësuesen e Armenisë, njofton “infOSport.mk”. Në ndeshjen e parë të përzgjedhurit e trajnerit Igor Angellovski mundën Gjibraltarin në transfertë, ndërsa kjo ka shtuar apetitet e tyre për të siguruar pozitën e parë në grupin e katërt, ku gjithashtu bënë pjesë edhe Lihtenshtejni.

“Ndeshja e parë shkoj shumë mirë edhe pse në Gjibraltar nuk ishin kushtet e mira pasi luajtëm në një fushë me bartë sintetik. Llogaritemi si favoritë në këtë grup, mirëpo ne jemi mësuar të luajmë me këtë lloj presioni. Shpresoj në fund të dalim të parët” – tha mbrojtësi i përfaqësueses së Maqedonisë, Visar Musliu, i cili gjithashtu foli edhe për kundërshtarin e sotshëm, dhe dy ish shokët e tij te Vardari, Hambraxhumjan dhe Barsegian, që mbrojnë ngjyrat e përfaqësueses së Armenisë: “Te Armenia më shumë dominon loja kolektive se ajo individuale. Dy futbollistët me të cilët kam luajtur te Vardari, janë ndër 5 më të mirët te Kombëtarja e Armenisë, mirëpo shpresoj të mos kenë ditën e tyre më të mirë dhe në fund të jemi ne ato që do të triumfojmë”.

Ndeshja Maqedonia-Armenia në arenën “Filipi i Dytë” do të startojë në ora 18:00, ndërsa bylbyli kryesor i këtij takimi do të jetë Manuel Shuetengruber nga Austria.

Leave a Reply