Vardari – FC Shkupi nuk zhvillohet në “Telekom Arena”

Ndeshja e javës së 5-të midis Vardarit dhe FC Shkupit nuk do të zhvillohet në “Telekom Arena”, shtëpinë e skuadrës “kuqezi”, e cila si duket ndodhet në një krizë të thellë financiare.

Pikërisht shkaku i financave kanë bërë që kjo skuadër edhe ndeshjen e kësaj jave ta zhvillojë jashtë stadiumit më të madh në vend, ashtu që përballë skuadrës nga Çairi, Vardari si nikoqir do të luaj në Maxhari në stadiumin “Boris Trajkovski”.

Rikujtojmë Vardari po në këtë stadium zhvilloi edhe ndeshjen e javës së tretë kundër Makedonija Gjorçe Petrovit, ndaj së cilës skuadër kishte shënuar fitore minimale 1:0, falë një penaltie të ekzekutuar saktë nga ana e Tigran Barsegian.

Mbetet të shihet se si do të paraqiten futbollistët e trajnerit Aleksandar Vasoski ndaj FC Shkupit, skuadër kjo që me trajnerin e ri Hajati Sojdash kërkon fitoren e parë në një ndeshje kampionale.

Leave a Reply