Shpëtim Duro edhe zyrtarisht trajner i ri i Dritës

Ish trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Shpëtim Duro edhe zyrtarisht prej sot ka marrë drejtimin e skuadrës kampione të Kosovës, Drita, me të cilët ka nënshkruar kontratë një vjeçare.

Tekniku 58 vjeçarë nga Tirana ka hedhur të “zezën mbi të bardhë”, derisa është mirëpritur nga drejtori gjeneral i klubit, Feti Murseli.

“Nga sot ne krye të shtabit teknik në skuadrën tonë do të jetë trajneri i mirënjohur Shpëtim Duro. Ai është një trajner i dëshmuar dhe shpresojmë që së bashku do t’i arrijmë objektivat që kemi”, thuhet në kumtesën e klubit gjilanas.

Duro fitoi garën me Ernest Gjokën, ndërsa gjithashtu edhe me dy strategët shqiptarë nga Maqedonia, Artim Shaqiri dhe Ardian Nuhiu, që gjithashtu përmendeshin si kandidatë për të marrë stolin e skuadrës kampione të Kosovës.

Duro me ekipin e Dritës do të debutojë në derbi ndeshjen kundër Prishtinës, skuadër kjo që udhëhiqet nga Mirel Josa.

Drita pas 5 xhirove të para renditet në pozitën e parafundit me vetëm 3 pikë, ndërsa më keq se kjo skuadër është vetëm KEK-u që ka 0 pikë.

Leave a Reply