Gostivari u dorëzua fare në fund përballë Pobedës

Skuadra e Gostivarit pësoi disfatë 1:2 si vendas përballë Pobedës në ndeshjen e parë të 1/8 së finales së Kupës së Maqedonisë, duke minimizuar gjasat për të kaluar në çerekfinale, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra nga Prilepi deri te fitorja erdhi vetëm në minutën e 87-të, kur golin debutues në ndeshjen e tj të dytë me fanellën e Pobedës e realizoi sulmuesi francez Ngali Janik Makota.

Ndryshe golin e parë për Pobedën e realizoi ish futbollisti i Struga Trim Lum, Antonio Kalanoski vetëm pas tre minutave lojë në pjesën e dytë, teksa golin e vetëm për Gostivarin e shënoi Valon Zeqiri në minutën e 64-të.

Në këtë ndeshje skuadra e Gostivarit udhëhiqej nga Muhamet Beshiri, ndihmësi i deritanishëm i Mensur Jakupit, si dhe trajneri i portierëve, Mersim Zendeli.

Pas përfundimit të ndeshjes edhe këta dy strateg së bashku edhe me “tim menaxherin” Ejup Ismani dhanë dorëheqje, ashtu që tashmë nga ndeshja e rradhës kampionale kundër Struga Trim Lum, ekipin pritet ta drejtojë Erxhan Menga, i cili sot u zyrtarizua nga drejtuesit e klubit.

Ndryshe ndeshjen e kthimit Gostivari kundër Pobedës në transfertë do ta zhvillojë me datë 3 tetor.

Leave a Reply