Caktohen arbitrat e ndeshjeve të javës së 6-të në LPFM

Federata e Futbollit të Maqedonisë gjatë ditës së sotme ka bërë të ditur emrat e arbitrëve që do të drejtojnë ndeshjet e javës së 6-të në elitën e futbollit vendor, njofton “infOSport.mk”. Kjo javë dhuron dy derbi lokal të skuadrave nga kryeqendra jonë, ku Rabotniçki dhe Vardari të shtunën hapin siparin e xhiros së 6-të, teksa të dielën në stadiumin e Çairit, FC Shkupi do të jetë nikoqir i Makedonija Gjorçe Petrovit.

Kjo ndeshje e tëra do të flet “shkupjançe”, pasi që të gjithë 6 arbitrat (dy shtesë pranë golave) me në krye Dimitar Meçkarovski vijnë nga Shkupi. Ndërkohë kryesori i takimit të së shtunës midis Rabotniçkit dhe Vardarit është caktuar Marjan Markoski nga Ohri.

Dejan Jakimovski pas ndeshjes së javës së kaluar ndaj Rabotniçkit,  sërish do i referojë Shkëndijës, kësaj rradhe në ndeshjen ndaj Sileksit në Kratovë.

Renovës dhe Bellasicës në Tetovë do të ju referojë Marjan Eckoski, ndërkohë drejtësinë në ndeshjen midis Pobedës dhe Akademia Pandevit do ta ndajë Zoranço Temelkov nga Kavadari.

Leave a Reply