LPFM, njihuni me dy skuadrat e vetme që nuk nuk kanë pësuar disfatë

Sezoni i ri futbollistik në Maqedoni tashmë numëron 5 xhiro të kaluara, ndërsa vallen aktualisht udhëheq Akademia Pandevi, që në këto javë ka tubuar 12 pikë, më shumë se çdo skuadër tjetër, njofton “infOSport.mk”.

Akademia Pandev pas 5 xhirove të kaluara ka regjistruar 4 fitore dhe një disfatë, duke lënë pas vetes kampionët në fuqi të Shkëndijës dhe Vardarit që kanë nga një pikë më pak se skuadra nga Strumica.

Megjithatë dy nga skuadrat më të mira viteve të fundit në vendin tonë mund të lëvdërohen se për momentin janë dy skuadrat e vetme që ende nuk kanë shijuar aromën e disfatës. Që të dyja skuadrat kanë regjistruar nga 3 fitore dhe 2 barazime, me Shkëndijën që ka edhe një gol-averazh impresionues prej 14:6.

Shkëndija njëherit ka edhe sulmin më efikas, ku me 6 gola spikat bomberi kërçovarë, Besart Ibraimi, që njëherit kryeson edhe listën e golashënuesve.

Shkëndija në kuadër të javës së 6-të do të përballet me Sileksin në Kratovë, ndërkohë Vardari të shtunën do të luaj me Rabotniçkin.

Leave a Reply