Ja çfarë dënimi e pret Ronaldon nga UEFA! (VIDEO)

Kartoni i kuq në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Valencias, mund ti kushtojë shumë yllit portugez të Juventusit.

33-vjeçari u ndëshkua mbrëmë drejtëpërdrejtë me karton të kuq pas një episodi që pati me mbrojtësin e Valencias, Muriljo. E gjithë kjo skenë e padëshiruar nga vetë Ronaldo dhe tifozët e “Zonjës së Vjetër” ndodhi në minutën e 29-të, ndërsa duhet theksuar se Ronaldo pati disa shterje me lojtarin i cili u shtri në tokë, e aty portugezi tentoi që t’ia kapë flokët.

Sipas rregullores së UEFA-s, Ronaldo do të ndëshkohet automatikisht me një ndeshje mos-lojë pa të drejtë apelimi.

Mirëpo, në rast se komisioni disiplinor i UEFA-s i cilëson sjelljet e Ronaldos si jo-sportive, ish ylli i Real Madridit mund të dënohet deri në 3 ndeshje mos-lojë.

Ndërkohë mediat italiane raportojnë se Juventusi do të apelojë kartonin e kuq të  Ronaldos, pasi mendojnë se arbitri gjerman Feliks Bryh e ka ekzagjeruar rastin.

Ndryshe Juventusi edhe përkundër disavantazhit numerik që pati për më shumë se një orë, në fund nga Mestalja u kthye me fitore 0:2 falë dy golëshit të boshnjakut Miralem Pjaniç që në të dyja rastet doli të jetë i saktë nga pika e bardhë.

Leave a Reply