Operacioni 80 milionësh i Perez, që do ta mposhte Barçën e Bartomeu

Numri një i Realit të Madridit, Florentino Pérez ka gati një operacion spektakolar për afatin e dimrit, që pritet të jetë një goditje e madhe për Barcelonën e Lionel Messit.

Numri një i Real Madridit tashmë ka përgatitur një ofertë prej 80 milionë euro për mesfushorin holandez, Frenkie De Jong,  oër shërbimet e të cilit gjithashtu interesohet edhe eBarcelona.

Pérez e di shumë mirë që lojtari i Ajaksit kërkohet edhe nga Barcelona, pasi e shohin si emrin e duhur për të përforcuar mesfushën e tyre.

Të dy klubet janë të vetëdijshme për cilësitë e lojtarit, ku nga njëra anë, Barça ka në plan që të ndërtojë një treshe të re në mesfushë, e ndërsa nga ana tjetër, Reali me çdo kusht është në kërkim të një mesfushori, pasi gjasat janë të mëdha që Luka Modriç të shkojë tek Interi në merkaton e ardhshme.

Numri një i të bardhëve është i vetëdijshëm se operacioni nuk do të jetë i lehtë për një arsye shumë të thjeshtë: Ajaksi ka marrëdhënie të shkëlqyeshme me Barçën. Nisur nga kjo është e pritshme që numri një i Barcelonës, Hosep Maria Bartomeu ta shfrytëzojë këtë për ardhjen në “Kamp Nou” të De Jong që ata e konsiderojnë absolutisht jetësore. Megjithatë, Pérez është i sigurt se do të dijë të luajë kartat e tij për të arritur një marrëveshje me 21-vjeçarin.

Leave a Reply