Burhan Mustafa mposhtet pas 385 minutave (VIDEO)

Paralel me ndeshjet e Ligës së Dytë në Perëndim, po zhvillohen edhe ndeshjet në konferencën e Lindjes, aty ku një ndër ndeshjet më interesante të javës së 5-të, pa dyshim se është ajo midis Borecit dhe Kozhuvit që po zhvillohet në qytetin e Velesit, njofton “infOSport.mk”.

Rezultati aktual i këtij takimi është 1:1, me vendasit që avansuan vetëm pas 5 minutave lojë falë golit të shënuar nga sulmuesi i ri i talentuar Bojan Kolevski, teksa mysafirët deri te barazimi erdhën falë këtij super goli të shënuar nga Marjan Ristovski në minutën e 25-të.

Burhan Mustafa mposhtet pas plotë 385 minutave

Burhan Mustafa mposhtet pas plotë 385 minutaveBORECI – KOZHUVI 1:1(B. Kolevski 5' – M. Ristovski 25')

Публикувахте от infosport.mk в Събота, 22 септември 2018 г.

Njëherit ishte ky goli i parë i shënuar në rrjetën e portierit të Borecit, Burhan Mustafa, i cili gjatë kësaj vere nga rradhët e FC Shkupit u transferua te skuadra nga Velesi. Në 4 ndeshjet e xhiros së parë Mustafa nuk lejoi që të mposhtet në asnjë ndeshje, ndërsa duke pasur parasysh se në takimin e sotshëm përballë Kozhuvit u mposht në minutën e 25-të, gardiani shkupjan plotë 385 minuta arriti që të ruaj portën e tij të paprekur.

Leave a Reply