LDFM – Perëndim, mbyllen 45 minutat e para, Gostivari avanson ndaj Strugës

Janë mbyllur 45 minutat e para në ndeshjet e javës së 5-të në Ligën e Dytë – Perëndim, njofton “infOSport.mk”. Në derbin e javës që po zhvillohet ën qytetin e Struga, skuadra e Gostivarit falë golave të shënuar nga Lavdrim Skenderi (44’) dhe Florent Osmani (45’) po avanson me rezultatin 2:1 ndaj Struga Trim Lum, skuadër kjo që avansoi vetëm pas 3 minutave lojë me anë të Nijas Lenës.

Me epërsi minimale 45 minutat e para i mbylli edhe Korabi në përballjen në transfertë ndaj Genç Kalemler. Golin e vetëm për skuadrën dibrane e shënoi Aleksandar Celeski një minutë para fundit të pjesës së parë, ndërsa dy ndeshjet tjera në Autokomandë midis Skopjes dhe Vëllazërimit dhe ajo në Kumanovë midis Goblenit dhe Labunishtës janë mbyllur me rezultatin e fillimit 0:0.

Me barazim, mirëpo me nga një gol të shënuar u mbyll ndeshja në Tetovë midis dy ish skuadrave të Ligës së Parë, Teteksit dhe Pelisterit.

Leave a Reply