FC Shkupi dhe Bellasica arrijnë fitoret e para, ja skuadra e vetme që ende nuk ka shijuar fitore

Sot në elitën e futbollit vendor në program ishin ndeshjet e javës së 6-të, në të cilat dy skuadrat që mbajnë veshur fanellat “bardhekaltër”, FC Shkupi dhe Bellasica regjistruan fitoret e tyre të para, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra nga Çairi si vendas me rezultatin 2:1 mundi Makedonija Gjorçe Petrovin, ndërsa Bellasica në Tetovë në transfertën e saj të dytë në këtë qytet, pas asaj ndaj Shkëndijës kur pësoi disfatë me rezultatin 1:4, sot mundi Renovën me rezultatin 2:0.

Interesant është fakti se Bellasica dhe FC Shkupi mes tyre do të takohen në mesjavë, kur në stadiumin “Mlladost” në Strumicë do të takohen në kuadër të javës së 7-të.

Ndërkohë skuadra e vetme që ende nuk e ka shijuar fitoren në LPFM pas 6 xhirove të para, mbetet Makedonija Gj.P që në kuadër të javës së 7-të si vendas do të mirëpret Rabotniçkin.

Leave a Reply