Demiri: Të fitojmë për tifozët dhe qytetarët tanë

Gostivari të shtunën morri një fitore të madhe në transfertën ndaj Struga Trim Lum, duke rikthyer buzëqeshjen që kishte humbur dy javët e fundit, kur kjo skuadër pësoi dy disfata të njëpasnjëshme, që sollën edhe deri te largimi i trajnerit Mensur Jakupi si dhe preisdentit, Visar Ademi. Ishin këto momente të vështira për skuadrën gostivarase, e cila megjithatë reagoi  shumë shpejtë, duke marrë fitore të shtunën nën drejtimin e trajnerit të ri, Erxhan Menga, njofton “infOSport.mk”.

Kjo fitore siç thotë edhe vetë kapiteni i skuadrës Admir Demiri ka kthyer në jetë skuadrën e Gostivarit, ndërsa dëshira e tij është që me fitore të vazhdojë edhe në ndeshjet në vijim, pasi një gjë të tillë meritojnë tifozët e tyre.

“Pa dyshim se fitorja ndaj Struga Trim Lum na ktheu në jetë. Shumë shpejtë u ngjitem lartë në tabelë, aty edhe ku e kemi vendin. Megjithatë Struga Trim Lum tashmë i takon së kaluarës dhe gjithë vëmendja jonë është përqëndruar ka ndeshja me Teteksin. Unë si kapiten i skuadrës premtoj se me bashkëlojtarët e mi do të japim maksimumin  që të arrijmë deri tek fitorja, edhe pse jemi të vetëdijshëm që sot nuk ka ndeshje të lehta. Kam besim dhe memdoj se ekipi ynë tashmë ka dalë nga ai ngërç që kishim dhe ishalla vazhdojmë me fitore për të gëzuar tifozët dhe qytetarët tanë, pasi vërtetë e meritojnë” – tha enkas për “infOSport.mk” kpaiteni i Gostivarit, Admir Demiri.

Ndeshja midis Gostivarit dhe Teteksit do të zhvillohet në stadiumin e qytetit të Gostivarit me fillim në ora 15:30.

Leave a Reply