Juventus Serava një vatër e talentëve! 17-vjeçari Furkan Shabani debuton me gol ndaj Velesit

Skuadra e Juventus Seravës njihet si një klub që në rradhët e veta ju jep mundësinë talentëve të rinj shqiptarë. Kjo po ndodh tashmë vite me rradhë, ndërsa po ndodh edhe në sezonin e ri 2018/2019 në kuadër të elitës së futsalit vendor, njofton “infOSport.mk”.

Një talent tjetër që pritet të dëshmojë cilësitë e tij te skuadra “bardhezi” nga Serava, është Furkan Shabani, i cili në ndeshjen e djeshme të javës së tretë kundër Velesit luajti rreth 15 minuta, ndërsa prezencën e tij në parket e kurorëzoi me një gol të shënuar.

Megjithatë 17-vjeçari Shabani si kujtim të mirë do të mbajë vetëm golin e shënuar, por jo edhe rezultatin, i cili foli në favor të Velesit që në fund shënoi fitore me rezultatin 10:3. Ishte ndryshe kjo fitorja e parë për kampionët e vendit, pasi në dy ndeshjet paraprake pësuan disfatë 8:5 nga Futsal Shkupi, ndërsa në javën e fundit barazuan 4:4 ndaj Crna Rekës.

Në anën tjetër Juventus Serava pësoi edhe disfatën e tretë nga po aq ndeshje, ndërsa javën që vjen kjo skuadër sërish do të luaj në transfertë, kësaj rradhe ndaj Crna Rekës në Kavadar.

Ndryshe në ndeshjen e djeshme përveç talentit 17-vjeçar Furkan Shabani, dy golat tjerë për Juventus Seravën i realizuan edhe Xhelal Mjaki dhe Erkan Hajruli.

Leave a Reply