Abdullah: Shpresojmë në një rezultat tjetër pozitiv

Java e 9-të në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë dhuron derbin shqiptarë, atë midis Shkëndijës dhe Renovës. Renova për dallim nga Shkëndija në këtë ndeshje vjen me seri pozitive pas dy fitoreve identike 2:0 ndaj Akademia Pandev dhe FC Shkupit, njofton ‘infOSport.mk’.

Këtë seri shpresojnë që ta vazhdojnë edhe sot, thotë mbrojtësi Xhelil Abdullah, i cili rikthehet për të ndihmuar skuadrën pas atij suspendimi prej tre ndeshjeve pas kartonit të kuq në ndeshjen ndaj Pobedës.

‘E dimë se na pret një ndeshje shumë e vështirë, por mund të them se jemi përgatitur maksimalisht për këtë ndeshje, ashtu që të paktën shpresojmë të nxjerrim një pikë, ndërsa nëse na jept mundësia, pse jo edhe tre pikët e plota’ – tha Xhelil Abdullah në prononcimin e tij për “infOSport.mk”.

Kuqezinjtë nuk munden nga rivali lokal në 14-të duelet e fundit, prej të cilave 12-të janë në kampionat dhe dy në Kupën e Maqedonisë. Për herë të fundit Renova ka fituar 1:0 në prill të vitit 2015 dhe prej atëherë ekipi nga Xhepçishti nuk njeh fitoren. Gjatë kësaj periudhe pesë ndeshje janë mbyllur baraz, ndërsa Shkëndija ka shënuar 9-të fitore.

Sezonin e kaluar rivalët lokal zhvilluan gjashtë përballje, pasi përveç katër dueleve kampionale (katër fitore të Shkëndijës me rezultat 2:0, 6:1, 5:0 dhe 3:0) u ndeshën edhe në gjysmëfinale të Kupës ku pas barazimit 1:1 në takimin e parë, Shkëndija siguroi finalen (triumf 2:0) dhe më vonë edhe trofeun e Kupës duke mundur Pelisterin në finalen e madhe me rezultatin 3:0.

Ndeshja Shkëndija-Renova në stadiumin e qytetit në Tetovë starton në ora 15:00.

Leave a Reply