Numri 1 i FIFA-s, uron titullin kampion Kukësit të Izair Eminit

Numri 1 i shtëpisë së futbollit botëror, Xhani Infantino ka uruar titullin e kampionit skuadrës së Kukësit, ku është pjesë futbollisti nga Maqedonia Izair Emini. FIFA nëpërmjet një letre dërguar FSHF-së ka uruar veri-lindorët për titullin e parë kampion në historikun e tyre.

“Ky titull vjen si rezultat i punës së kryer dhe urimet e mia shkojnë për futbollistët e skuadrës kampione, trajnerit të skuadrës, dhe stafit të administratës në klub, stafit teknik dhe mjekësor, si dhe tifozëve të kësaj skuadre. Unë do të përcillja njëherësh edhe falenderimet e mia për ju dhe FSHF-në, si dhe për klubin e Kukësit për kontributin e vazhdueshëm në mesazhet që jep futbolli”
, shkruhet në letër.

Kukësi një ndeshje parafundit të Kampionatit shqiptar, arriti të shpallet matematikisht kampion, duke siguruar kështu edhe kualifikimet e fazës së parë në Ligën e Kampionëve.

Leave a Reply