Jusuf flet para ndeshjes me Bellasicën: Me trajner të ri, kemi edhe ambicie të reja

Sileksi sot në kuadër të javës së 9-të në LPFM do të ketë një transfertë të vështirë përballë Bellasicës, skuadër kjo që tashmë në 7 ndeshjet e fundit nuk dinë për disfatë, përfshirë këtu edhe dy ndeshjet e 1/8 së finales së Kupës së Maqedonisë kundër Pelisterit, njofton ‘infOSport.mk’.

I vetëdijshëm se i pret një përballje e vështirë është edhe futbollisti kumanovar, Alpaj Jusuf, i cili shpreson se me trajnerin e ri do vjen edhe fitorja e re.

‘Normal se do ta kemi të vështirë ndaj Bellasicës. Bëhet fjalë për një kundërshtarë të fortë që në rradhët e veta ka shumë futbollistë cilësorë. Megjithatë neve në Strumicë nuk shkojmë me flamur të bardhë. Me trajnerin e ri, kemi edhe ambicie të reja. E dimë se me çfarë kundërshtari do të luajmë, jemi stërvitur mirë gjatë gjithë javës për këtë ndeshje, ashtu që presim një ndeshje të mirë, e përsëris do ta kemi të vështirë, mirëpo gjithsesi se edhe ata do ta kenë të vështirë për të na mundur’ – tha enks për ‘infOSport.mk’, Alpaj Jusuf.

Në bankinën e Sileksit sot në një ndeshje kampionale do të debutojë trajneri i ri Momçilo Mitevski, i cili zuri vendin e Zhikica Tasevskit, që u largua pas rezultateve të dobëta. Mitevski udhëhoqi skuadrën edhe në mesjavë në ndeshjen e Kupës, kur Sileksi shënoi fitore 2:1 ndaj Skopjes, duke vazhduar rrugëtimin për në çerekfinale.

Leave a Reply