Izraeli mund Skocinë, Shqipëria renditet e fundit në grup (VIDEO)

Izraeli ka shënuar fitoren e parë në kuadër të grupit 1 në Ligën ‘C’, e vlefshme për Ligën e Kombeve. Kundërshtari i ardhshëm i Shqipërisë sonte në terren vendas mundi Skocinë me rezultatin 2:1, që ishte njëherit edhe fitorja e parë,

për më tepër me përmbysje, duke marrë një sukses që hap plotësisht këtë grup, duke zbritur tashmë Shqipërinë në vendin e fundit.

Skocia e mbylli pjesën e parë me epërsi 0:1 falë golit të shënuar nga Mulgrev në minutën e 25-të nga pika e bardhë, ndërsa Izraeli deri te përmbysja erdhi gjatë pjesës së dytë, kur fillimisht Peretz barazoi shifrat në 1:1, teksa një autogol i Tiernei bëri që Izraeli të shënojë edhe golin e dytë dhe të fitores në këtë përballje.

Për Izraelin ishin këto tre pikët e para në grup, duke bërë që të tre skuadrat të kenë të njëjtën kuotë pikësh pas 2 ndeshjeve të luajtura. Golavarazhi më i dobët, 1-2, bën që tashmë Shqipëria të renditet në pozitën e fundit, por që ‘kuqezinjtë’ mund të marrin kreun e tabelës që të dielën, kur në transfertë do të përballen me Izraelin, ndaj së cilës kombëtare Shqipëria kishte shënuar fitore 0:3 në ndeshjen e fundit.

Leave a Reply