Skandal, Arda Turan i ngacmoi gruan dhe i theu hundën këngëtarit turk

Ish futbollisti i Barcelonës dhe Galatasarajit, Arda Turan, i cili u rikthye në Turqi për t’iu bashkuar ekipit të Bashakshehir, është përfshirë në një skandal të madh.

Pasi ishte dënuar me 16 ndeshje mos lojë nga ana e Federatës turke të futbollit, për shkak të shtyerjes së arbitrit gjatë një ndeshje futbolli me skuadrën e tij, ylli i futbollit turk sërish u përfshi në një skandal tjetër, ndoshta edhe më të madh.

Në vend që të stërvitej me ekipin e dytë të Istanbul Bashkakshehir dhe të mbajë formën e tij, Arda Turan, kohën po e kalon nëpër bare të natës, ku kishte pasur një zënkë me këngëtarin turk, Berkaj Shahin.

View this post on Instagram

❤️

A post shared by Berkay Şahin (@berkaysahinn) on

Arda Turan pasi kishte pirë më shumë se që duhej, i dehur kishte ngacmuar gruan e këngëtarit, Ozlem, ndërsa pasi Shahin kishte kërkuar që mos të bëjë një gjë të tillë, Turan e kishte sulmuar atë, duke e goditur fortë dhe duke i shkaktuar plagë të rënda në fytyrë, transmeton ‘infOSport.mk’.

Pas gjithë kësaj këngëtari turk ishte dërguar në spital me hundë të thyer, ku menjëherë i ishte nënshtruar një intervenimi kirurgjik. Ai të nesërmen ishte vizituar nga vetë Turan, i cili i kishte kërkuar falje, duke i thënë se nuk e kishte kuptuar se ajo kishte qenë gruaja e tij.

Leave a Reply