Izrael-Shqipëri – formacionet zyrtare, Panuçi sërish vjen me ndryshime

Shqipëria sonte në kuadër të Ligës së Kombeve në Ber Sheva do të jetë mysafir i Izraelit në ndeshjen e vlefshme të grupit 1 në Ligën ‘C’, njofton ‘infOSport.mk’. Tashmë trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur edhe me cilët futbollistë do të zbresin në fushë, e ku me shumë vëmendje pritet edhe rreshtimi i bërë nga ana e seleksionuesit të Shqipërisë, Kristian Panuçi, që nga minuta e parë ka vendosur të inkuadrojë të riun e Lokomotivës së Zagrebit, Myrto Uzuni.

Në portë rikthehet Thomas Strakosha, ndërsa si titullarë në këtë ndeshje do të luaj edhe Eros Grezda, teksa Gavazaj që në miqësoren me Jordaninë luajti nga minuta e parë, kësaj rradhe ka mbetur në stol.

Në mesfushë përkrahë Xhakës do të jetë dyshja me shumë përvojë Migjen Basha dhe Ledian Memushaj, ndërsa 4-ja mbrojtëse përbëhet nga Hysaj, Xhimshiti, Mavraj dhe Binaku, i cili sonte pritet të ketë ndoshta detyra më ofenzive, duke pasur parasysh se Panuçi ka vendosur të luaj me skemën 3-5-2.

Ndeshja Izrael – Shqipëri starton në ora 20:45.

 

 

Leave a Reply