Llapi kërkon të marrë Xhengis Rexhepin!

Skuadra kosovare e Llapit është e interesuar që në rradhët e veta të sjellë strategun tetovar, Xhengis Rexhepi, shkruan ‘gazetaolle’. Pas shkarkimit të Bylbyl Sokolit, skuadra llapjane po drejtohet nga Fadil Ademi, mirëpo kjo është një zgjidhje e përkohshme e tyre, ashtu që dëshira e drejtuesve të Llapit është që postin e trajnerit t’ia besoj pikërisht Rexhepit, një strateg ky shumë i suksesshëm, i cili aktualisht luan rolin e ndihmës trajnerit te skuadra turke e Sivasporit.

Përveç kësaj ai njëkohësisht luan edhe rolin e ndihmës trajnerit të parë të Igor Angellovskit te përfaqësuesja A e Maqedonisë, ashtu që mbetet të shihet nëse drejtuesit e Llapit me Batatinën në krye do të mund të bindin strategun tetovar, i cili me skuadrën e Sivaspor ka një kontratë deri verën e vitit 2019-të.

Rikujtojmë Rexhepi sezonin e kaluar pati një aventurë të shkurtër te skuadra e KEK-ut, ashtu që për të futbolli kosovar nuk është një kampionat i panjohur.

Leave a Reply