Ikardi ia mbyll derën Realit: Jam i lumtur te Interi

Sulmuesi argjentinas Mauro Ikardi thotë se është i lumtur te Interi. Kapiteni i “neroaxurrëve”, është në listën e Real Madridit, por siç raportojnë mediat italiane, lojtari nuk është duke e menduar largimin nga ‘Xhuzepe Meaca’.

Ikardi po bënë një sezon të madh me Interin, për të cilën skuadër në 10 ndeshjet e këtij sezoni ka shënuar 6 gola.

Në 7 ndeshje në ‘Serie A’ argjentinasi numëron  4 gola, ndërsa 2 gola në 3 ndeshje të Ligës së Kampionëve, duke pasur parasysh se mbrëmë nuk arriti që të tund rrjetën e ‘katalunasve’ në Kamp Nou.

‘Jam i lumtur te Interi. Nuk jam duke e menduar ndryshimin”, – tha Ikardi pas ndeshjes Barcelona-Inter, në të cilën skuadra spanjolle shënoi fitore 2:0.

Leave a Reply