Taulant Seferi nuk ndalet, shënon sërish (VIDEO)

Taulant Seferi ka vazhduar me formën e tij të mirë, teksa sot shënoi edhe në ndeshjen e tretë me rradhë për Vinterturin, njofton ‘infOSport.mk’.

Sulmuesi i kombëtares shpresa të Shqipërisë, shënoi në barazimin 2:2 të skuadrës së tij në transfertën ndaj Shafhauzen, duke i mundësuar skuadrës së tij që të vazhdojë luftën me skuadrat tjera në krye të renditjes.

Goli i Taulant Seferit ndaj Shafhauzen

Goli i Taulant Seferit ndaj Shafhauzen

Публикувахте от infosport.mk в Събота, 27 октомври 2018 г.

Pas këtij barazimi Vintertur numëron 21 pikë, po aq sa kanë edhe Servete dhe Lozana në dy pozitat e para dhe Vill në pozitën e katërt.

Ndryshe ishte kjo ndeshja e tretë me rradhë që Seferi po shënon me fanellën e Vinterur, pas atyre golave në ndeshjet ndaj Vaduz dhe Arau, ndërkohë rikujtojmë se në 10 ndeshje të këtij edicioni në ‘Challenge League’ (Liga e dytë zvicerane) futbollisti me origjinë nga Kumanova ka shënuar 5 gola.

Leave a Reply